Joe Biden është kandidati i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ndonëse kjo fitore e tij nuk po pranohet ende nga presidenti në detyrë, Donald Trump.

Ai insiston se ka pasur vjedhje votash dhe manipulime duke kërkuar rinumërim.

Situata është akoma e paqartë me Trump i cili një orë më parë ka shpërndarë një status në Facebook ku shkruan se “Ne do të fitojmë”

Ajo çfarë vihet re në postimin e tij është se Facebook nuk harron tja kujtojë automatikisht se kush është fituesi i zgjedhjeve.

Biden momentalish ka 279 mandate nga 270 që i duheshin për të fituar, ndërsa Trump ka 214 mandate.

Tre zona akoma nuk kanë shpallur rezultatet përfundimtare.