Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit së Kosovës, Avdullah Hoti.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kryeministri i Kosovës nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

Në letër Trump falenderon Hotin për takimin në Shtëpinë e Bardhë gjithashtu pret që të forcojnë partneritetin mes dy vendeve.

“I dashur z. Kryeministër. Faleminderit për librin dhe që m’u bashkove mua së funmdi në Shtëpinë e Bardhë. Unë e çmoj dhe e ndaj me ju zotimin tuaj të palëkundur për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe në botë. Unë pres të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin mes vendeve tona dhe ju dërgoj urimet më të mira juve dhe popullit të Kosovës”- shkruhet në letrën e Trump.

Kryeministri i Kosovës falenderon publikisht Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!”– shkruan Hoti në postimin e tij në Facebook.