Truku i Zuckerberg që Rama po përdor për të rritur shikueshmërinë e videove në facebook

Të shumtë janë ata që mbrëmjen e djeshme dhe jo vetëm janë habitur me shifrën,  që pati moment që kaloi edhe 19 mijë views në kohë reale të intervistës së kryeministrit Edi Rama me Ylli Rakipin në televizionin MCN.

Ata që ndjekin aktivitetet e Edi Ramës në ERTV kanë parë që shikueshmëria e tij në momentet më të mira nuk mund të shkonte tek 6 -7 mijë views në kohë reale por jo më shumë.

Por tani që ka nisur numërimi mbrapsht, stafi i PR i kryeministrit është i vetëdijshëm për truket që ofron Zuckerberg.

Por kush është truku që intervistat e mbrëmjes së kryeministrit Rama po kalojnë mbi 11- 12 mijë views në kohë reale?

Quhet crossposting, ne shqip përcjellja e një videoje, imazhi, apo linku në disa faqe njëkohësisht në të njëjtën kohë.

Facebook të jep mundësinë që të njëjtën video ose transmetim live ta shpërndash në shumë faqe, mjafton që ti të lidhësh ato, pra faqet me njëra-tjetrën, kjo me qëllim që videoja të ketë një audiencë shumë më të madhe sesa zakonisht.

Pra nëse intervista transmetohet live në faqen e facebook të kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht ajo transmetohet live edhe në faqe të tjera, ndërkohë që e gjithë shikueshmëria përqëndrohet në një video.

Stafi PR duket se ka angazhuar të gjitha faqet e ministrave apo dhe të pjesëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar e jo vetëm.

Konkretisht intervista që kryeministri Edi Rama po jep sot në mbrëmje në Vizion Plus transmetohet njëkohësisht në faqet e ministrave: Niko Peleshi, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri.

Nuk kishte si kjo intervistë të mos transmetohet live në faqen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj,  të sekretarit të përgjithshëm të PS-së Taulant Balla, të Lindita Nikollës dhe Partisë Socialiste.

Një truk i tillë përdoret shumë nga politikanët në Kosovë dhe tani që numërimi mbrasht ka nisur duket se do të përdoret edhe nga politikanët shqiptarë.

Numërimi mbrapsht për të marrë pushtetin ka nisur.

EMISIONET