Tronditet Australia: Policia gjen 46 fëmijë viktima të një rrjeti global të abuzimit seksual

Tronditet Australia: Policia gjen 46 fëmijë viktima të një

Policia Australiane thotë se ka shpëtuar 46 fëmijë dhe janë arrestuar  14 persona  pas një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të abuzimit të fëmijëve.

Fëmijët ndër të tjera ishin dhe ishin objekt i shfrytëzimit seksual

Të gjitha viktimat ishin të moshës midis 16 muajsh dhe 15 vjeç, tha Policia Federale Australiane (AFP). Gjashtëmbëdhjetë nga viktimat kishin qenë pjesë në një qendër të kujdesit për fëmijë.

14 personat e arrestuar përballen me 828 akuza për shfrytëzim të miturish, ndërkohë që mbi ta rëndojnë akuza edhe për shfrytëzim kafshësh

Autoritetet thanë se ishin shpërndarë foto dhe video në internet dhe një nga rastet më të rënda ka të bëjë me një 27-vjeçar i cili punonte në qendër të  kujdesit të  fëmijëve dhe kishte akses te rreth 30 të mitur.

I dyshuari u përball me më shumë se 300 akuza.

Policia tha se familjet e fëmijëve në qendër ishin njoftuar.

Bota Lajme viktima policia femijet nderkombetare

EMISIONET