Një burrë brazilian është goditur nga një rrufe, teksa po xhironte afrimin e një stuhie.

 Ngjarja ka ndodhur në qytetin Minduri, ku Jose Omar de Oliveira, së bashku me një shokun e tij, po filmonte motin e rënduar.

“Ishte një fenomen interesant. Nga njëra anë koha ishte shumë e mirë dhe nga ana tjetër krejtësisht  e vrenjtur. Thashë të bëja një video për të treguar madhështinë e Zotit dhe fuqinë e forcave natyrore, kur papritur ndjemë një zhurmë tepër të madhe dhe u shtrimë përdhe. U tronditëm dhe vrapuam për në makinë. Dyshoj se aparati celular e tërhoqi atë rrufe”, tha Jose për mediat vendase.