Një grua ka shokuar një shef policie në Queensland duke regjistruar nivelin më të lartë të alkoolit në gjak që ai ka parë në një dekadë .

Gruaja 29-vjeçare ishte duke vozitur përgjatë Old Bay Road, Deception Bay në Australi në orën 13:45 pasdite në 24 qershor, ku tërhoqi vëmendjen e policisë me mënyrën se si po e ngiste makinën.

Policia ndaloi gruan dhe vuri re që ajo ishte e dehur. Gruaja bëri një test për frymëmarrjen dhe rezultati i ka habitur të gjithë. Nga 0.05% që është normale, rezultati i saj ishte 0.30%.

Gruaja u dërgua në stacionin e policisë Deception Bay, ku nënkryetarii Njësisë së Policisë Rrugore në Ken Sands tha që ishte leximi më i lartë që kishte parë në dekadën e fundit.

“Ky është rezultati më i lartë që kam parë gjëtë shërbimit tim për më shumë se një dekadë, është shumë e frikshme”, u shpreh ai.

Sipas Departamentit të Shëndetit të Qeverisë Australiane të Shëndetit, leximet e alkoolit në gjak më shumë se 0.30 përqind mund të çojnë në helmim nga alkooli, komë dhe vdekje.

29-vjeçarja pritet të dal në gjyq në 23 korrik.