Një tren i cili arrin “të pluskojë” mbi shina dhe kap një shpejtësi prej 600 km/h ja doli me sukses në provën e parë ditën e dielë në Kinë.

Treni i quajtur Maglev përdor forcën elektromagnetike për të qëndruar në shina duke reduktuar kështu fërkimin.

Zëdhënësi i kompanisë CRRC Qingdao Sifang u shpreh se ajo pluskon rreth 10 milimetra nga shinat, dhe se në të ardhmen do të jetë një ndër mënyrat më të shpejta të transportit tokësor.

Ditën e diel (21 qershor) ky treni përshkroi një distancë prej 1,500 km ku arriti të kapë dhe një shpejtësi prej 600 km/h.

Sipas kompanisë, në fund të projektit, ajo pritet ta përshkojë këtë distancë brenda 3.5 orësh ndërkohë që një avioni sëbashku me procedurat e përgatitjes i duhet 4.5 orë.