Video virale/ Gjarpri kafshon 5 vjeçaren teksa pozon para kameras

Video virale/ Gjarpri kafshon 5 vjeçaren teksa pozon para kameras

Video ku një gjarpër kafshon në fytyrë vajzën 5-vjeçare është bërë virale menjëherë pas publikimit.

Ngjarja  u filmua në kopshtin zoologjik të Butterfly Park në rajonin rus të Sverdlovsk Oblast, teksa 5 vjeçarja po pozonte para kameras.

Mediet vendase thanë se Viktoria pesëvjeçare u dërgua në spital pas kafshimit të gjarprit, ndërsa kopshti zoologjik tha se ishte hera e parë, që ndodh një incident i tillë.

Kopshti zoologjik sqaroi  se do të ndalojë aktivitetet e trajtimit të gjarpërinjve në të ardhmen, për të parandaluar që një situatë e ngjashme të ndodhë sërish.

Gjarpri jo helmues, që besohet të jetë një gjarpër me sqep me thupër me grep nga Afrika Lindore, u vendos rreth qafës së vajzës pesëvjeçare dhe e kafshoi atë në fytyrë ndërsa ajo po pozonte para kameras.

Babai i vajzës Vladimir tha për mediet vendase: “Unë shkova të marr gruan dhe fëmijët e mi dhe ata më thanë që vajza ime më e vogël ishte kafshuar nga një gjarpër. Unë kërkova të shihja prova që gjarpri ishte jo helmues, se ishte i sigurt. Ne vendosëm të thërrasim një ambulancë dhe e çuam vajzën në Spitalin Klinik të Qytetit të Fëmijëve për t’u kontrolluar”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e kopshtit zoologjik thuhet se kanë kontaktuar prindërit e vajzës për ta zgjidhur çështjen privatisht.

EMISIONET