U abuzua para 1 viti, 17-vjeçarja përjeton të njëjtin tmerr: Dy prej tyre dolën nga burgu, më përdhunuan në breg të lumit

U abuzua para 1 viti, 17-vjeçarja përjeton të njëjtin
Foto ilustruese

17-vjecarja nga Fushë Kruja ka përjetuar sërish të njëjtin makth, atë të përdhunimit dhe rrëmbimit nga disa persona. Historia e saj tronditi publikun rreth një vit më parë pasi u zbulua se për muaj me radhë ishte shfrytëzuar seksualisht nga një grup personash.

Pas ngjarjes së rëndë, ajo u shpërngul në Tiranë por 2 prej peronave të arrestuar në lidhje me kë të akt të rënë dolën nga burgu dhe kanë marrë sërish viktimën duke e mbajtur peng për 5-6 orë.

Njëri prej personave të liruar u la në “arrest shtëpie” ndërsa tjetri në “detyrim paraqitje”, por ia dolën që të kapnin vajzën dhe ta dërgonin në një zonë që nuk e njihte për ta dhunuar sërish duke e kërcënuar që të tërhiqte denoncimin për shokët e tyre.

Teksa kryenin aktin, ata morën me kamera familjarët e 17-vjeçares. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, vajza ka treguar se si ndodhi sërish rrëmbimi ndërsa rrëfeu se është larguar nga Shqipëria.

“Ne ishim në mbrojtje deri në momentin që abuzuesit dolën nga burgu. Më dërgonin mesazhe ose na dilnin në rrugë. 2 prej grupit janë akoma në burg dhe kërkonin që të shkoja të tërhiqja padinë. Kanë shkuar dhe më tej kërcënimeve.

Kur po kthehesha nga shkolla më rrëmbyen. Kanë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë në burg për këtë çështje, personin tjetër nuk e njihja. Na kanë futur në makinë dhe më kanë çuar në një lum në Tiranë. Ishte në breg të lumit, ku më kanë përdhunuar 2 persona. Qëndrova e rrëmbyer për 5 ose 6 orë.

Më kanë dhënë lëndë narkotike. Gjatë përdhunimit, kanë qenë në video-kamerë me familjen time. Në xhep kishin në pistoletë dhe talleshin duke thënë se “është dita jote e fundit.” Ata thanë se do më merrnin me motrat për të na futur në rrugën e prostitucionit ndërsa mamin babin e vëllain do t’i vrisnin.

Njëri është Edison Cangu. E kam bërë denoncimin në polici dhe më kanë thënë që kam problem mendore, duhet të shkoja te psikiatri. Më thanë të largohesha nga Shqipëria nëse kisha kërcënime”, tha vajza./TCH/ 

EMISIONET