Si rrallë herë, Dafina Zeqiri flet për jetën e saj dhe zbulon planet për të ardhmen në Why?Not

Nga ardhja me helikopter, pritja me valltarë në ambientet e RTV ORA News, këngëtarja dhe diva e muzikës shqiptare, Dafina Zeqriri ishte e ftuara speciale në emisionin Why? Not me moderatoren Roza Lati.

Si rrallë herë, Zeqiri, ka folur për karrierën e saj, planet në të ardhmen si dhe për jetën personale, dhe marrëdhënien me të dashurin, Dj Geek.

Diva e muzikës tha se frymëzim ka të ëmën e saj, ndërsa zbuloi se në fund të vitit do të publikoi dokumentarin e saj, ku do të flasë për jetën e saj si kurrë më parë. Po ashtu ajo foli dhe për bashkëpunimet e saj dhe marrëdhënien që ka me grupin muzikor.

Për rreth 2 orë, Dafina përcolli emocione në studion e Why? Not, aty ku nuk munguan lojërat, shakatë, kënga e kërcimi.

EMISIONET