Si e futi Talo Çela në grackë Nuredin Dumanin dhe telefonata që çoi RENEA te apartamentin në Fier
Zbulohen detaje nga dinamika e atentatit të ndodhur pasditen e 29 marsit në Papër të Elbasanit, ku mbeti I plagosur i shumëkërkuari Nuredin Dumani. Ky i fundit u arrestua disa orë më pas në një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Apollonia” të Fierit.
Gazetari i Ora News Elton Qyno flet për një plan të mirëskenuar, pritë, të organizuar nga kundërshtari i tij Talo Çela i cili duket se ka pranuar të bëhet si “karrem” për të nxjerrë nga strofulla Nuredin Dumanin. Këtë të fundit ndër të tjera Çela e akuzon për vrasjen e vëllait të tij një vit më parë.
Shikoni intervisten