Qitës nga Vlora ekzekutuan biznesmenin Backa

Në vrasjen e tij ka marë pjesë një skuadër qitësish profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërisht në Vlorë.

Vrasësit kanë qëlluar me automatik në një distancë të vogël, pasi janë pozicionuar paralel me mjetin tip “Audi” ku po qëndronte, Demir Backa.

Kjo celulë qitësisht, besohet shumë nga policia kriminale se vepron në Vlorë dhe që dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Bledar Birçaj, Delon Troqes dhe Shkëlzen Velaj në qytetin e Vlorës.

 Celula mbështetet financiarisht nga një grup i fuqishëm në Vlorë, i cili mban marrëdhënie dhe me personazhin e botës së krimit në Fier me inicialet A.I.

I ftuar në studion e Ora News Gazetari Rtv Ora dhe Ora News, Elton Qyno. Intervistoi: Gazetarja e Ora News, Anila Zyberaj

EMISIONET