''A ka fëmijë e shtëpi zoti Edi Rama se nuk i kam borxh'', banorja revoltohet për prishjen e banesës

Fadromat mësyjnë banesat në rrugën “5 majin” në kuadër të projektit të rindërtimit. Por banorët të cilëve po u shembet banesa dolën sot në protestë pasi akuzojnë bashkinë e Tiranës për mungesë transparence.

Ata thonë se përfaqësues të pushtetit lokal i kanë shkuar disa herë muajt e fundit dhe u kanë kërkuar të lirojnë banesat pasi do të shemben bazuar në VKM-në e post-tërmetit të vitit 2019.

Qytetarët bënë të ditur se pavarësisht njoftimit për shembjen e objekteve, bashkia nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje për vendstrehimin e tyre të ardhshëm dhe as për kompensimin e pronave që po u shemben tani.

 

EMISIONET