Tre tenderat e "Nikut" të kapur nga përgjimet e Antimafias dhe dokrrat e Ramës, Hazizaj: SPAK nën presion politik ose...

Tre tenderat e "Nikut" të kapur nga përgjimet e Antimafias

Ndërsa SPAK ka nisur hetimet për përgjimet e Antimafias dhe lidhjet e Ndraghetas në Shqipëri, kryeministri Rama i pyetur sot nga gazetarët se pse "Niku" i kapur në përgjime ka marrë tre tendera të tjerë, pa pritur që SPAK të mbyllë hetimet, tha se nuk është kryeministri që përgojon dynjanë, por është SPAK ai që bën hetime dhe që do të japë edhe përgjigjet.

Sipas tij deri tani nuk ka asgjë konkrete, vetëm dokrrra.

Edi Rama: Ka ligje dhe etikë në këto punë. Të gjitha këto që thoni janë të papërputhura me realitetin. Nuk e kam për zakon të flas për emra kompanish e biznesesh, se nuk është puna e një kryeministri që të përgojojë dynjanë, sic e ka bërë paraardhësi im. Është gjë shumë e mirë që SPAK është përfshirë në këtë cështje për t’i dhënë një përgjigje atyre që, sipas meje, cfarë janë thënë, janë dokrra. Nëse ka gjëra që s’janë thënë, me siguri SPAK do t’i gjejë. Por deri më tani dokrra, dokrra, dokrra, shumë e thjeshtë, asgjë me sens.

Duke komentuar këtë deklaratë, juristi Sokol Hazizaj në një lidhje me skype për "Tempora" në Rtv Ora thotë se është e paqartë puna e SPAK dhe kjo ose sepse është nën presion ose ende nuk është referuar seriozisht kryerja e një vepre penale.

Sokol Hazizaj: Kryeministri përdor fjalorthin politik për të ngritur apo rrëzuar çdo lloj institucioni. Nuk mund të shprehem dot më tepër sakohë nuk kam marrë informacion nëse SPAK ka administruar ndonjë material të bashkisë së Tiranës, KLSH mbi veprimtarinë financiare të bashkisë së Tiranës. Nuk di që SPAK të ketë marrë ndonjë masë sigurimi.

Nuk di që të ketë lëvizur struktura dhe sa kohë nuk ka lëvizur struktura ose ata janë në presion politik, ose ende nuk është referuar seriozisht kryerja e një vepre penale nga oficerë të policisë gjyqësore, media, apo dikush tjetër për veprimtarinë kriminale në bashki apo ndonjë organ qendror. Nuk di që SPAK të ketë identifikuar përmes referimeve të sakta dokumentare një dyshim për kryerjen e një vepre penale.

Deri sot media ka lëvizur, një pjesë e pastrimit të produkteve të veprave penale që bëhen në Itali, pastrimi i financave bëhet dhe në Shqipëri dhe vendet e tjera të Europës juglindore por nuk kemi ndonjë rezultat konkrete hetimor, ndonjë persopn i cili dyshohet që është thirrur nga SPAK, ndonjë dokument që provon pastrimin e produkteve të veprës penale në kuptimin financiar apo kemi një dokument të administruar nga SPAK për fillimin e një procedimi me objekt kryerjen e një vepre penale. Të gjithë e dinë që Tirana nuk është më një mjedis ku mund të jetojë njeriu, është një mjedis ku mund të jetojnë merimangat.

https://youtu.be/vchY0zW1Yyo

Vendi Lajme Politikë Kronike sokol hazizaj RTV Ora tempora 2021 pergjimet e antimafias

EMISIONET