Një mega sekuestrim kokaine, për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta, është kryer në rajonin e Kalabrisë në Itali.
Autoritetet e Antimafias, Antidrogës e të Financës italiane kanë sekuestruar në portin Gioia Tauro të Reggio Calabrias, 1300 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër me vlerë tregu 260 milionë euro.
Sekuestrimi i drogës është bërë në tre operacione të ndara brenda një jave.
Kokaina ka mbërritur në portin kalabrez në 3 kontenjer që transportonin kafe, mish dhe fruta ekzotike.
Dy kontenierë vinin nga Brazili ndërsa i treti nga Ekuadori.
Sipas Autoriteteve policore italiane, kokaina trafikohej për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta e ishte e një cilësie mjaft të pastër, e që do të sillte në treg një përfitim prej 260 milionë euro, raporton Ora News.
“Mënyrat e fshehejes së drogë në kontajerat që mbërrijnë nga Amerika e Jugut shfaqen çdo herë në evolucion“, informon antidroga italiane , gjë që bën që ekspertët e tyre të përdorin metoda hetimi gjithnjë e më të sofistikuara.