"Tre ditë të vështira" prefekti Kote: Gati plani A dhe B për Gjirokastrën

"Tre ditë të vështira" prefekti Kote: Gati plani A dhe

Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote në mbledhjen e shtabit te Emergjencave Civile ka kërkuar koherencë të plotë dhe zbatim me përkushtim të detyrave për eleminimin e dëmeve e pasojave nga fatkeqësia natyrore, rreshjet e ditëve të fundit.

Në një intervistë për Ora News prefekti Kote nënvizoi se tre ditët e ardhshme janë të vështira dhe tashmë janë përgatitur planet A dhe B.

"Nëse do kemi një situatë problematike, apo evakuimin, ne jemi të përgatitur" tha ai.

Intervista në studio me gazetarin e Ora News, Leftion Peristeri.

Duket se ditën e sotme ka pasur një përmirësim nga inspektimet tuaja në terren, si paraqitet ajo ?

"Po, mund të informoj publikun e Ora News që situata në qarkun e Gjirokastrës sot është rikthyer në ditët e mëparshme, pra në ditët kur nuk kemi pasur situatë emergjente. Të shtatë shtabet e njësive të qeverisjes vendore janë sot në terren. Kryetarët e bashkive së bashku me shtabet po verifikojnë të gjitha problematikat dhe dëmet e shkaktuara nga situata e reshjeve të ditëve të fundit. Mund të informoj publikun që situata në qarkun e Gjirokastrës është një situatë e qetë nuk ka asnjë metër katror të përmbytur në sipërfaqet e mbjella, lumenjtë Drin dhe Vjosa janë në shtratin e tyre, niveli i ujit i matur para pak orësh, pra në orën 10:00 në urën e Përmetit dhe në urën e Memaliajt është i qëndrueshëm .

Në urën e Përmetit ishte 2.5 metra, në urën e Memaliajt 4 metër. E jap këtë të dhënë për faktin se situata kritike vjen kur niveli i ujit në Drin është 7 metër. Më duhet të informoj publikun gjithashtu që shtabet e emergjencës po bëjnë një bilanc dhe një iventarizim të gjithë problematikave që janë hasur gjatë tre ditëve të fundit. Të gjitha rrugët rurale, kryesisht të zonave malore dhe kam parasysh këtu të zonës së Zagorisë , të zonës së Golemit , të zonës së Zhulatit janë rivënë në punë pas ndërhyrjes që kanë bërë shtabet e emergjencave të Gjirokastrës, të Libohovës, të Bashkisë së Dropullit, të Bashkisë së Memaliaj.

Sot ne kishim dhe një mbledhje të shtabit të emergjencës së prefekturës Gjirokastër, ku theksi u vu mbi masat e marra mbi rivlerësimin e të gjithë problematikave që kemi pasur, kryesisht për të përballuar tre ditët e ardhshme që pritet të jenë ditë të vështira.

Më duhet të informoj gjithashtu që shtabet e emergjencës kanë bërë planet A dhe B që ka të bëjë me faktin që nëse do të kemi një situatë problematike, një situatë evakuimi të popullatës ne do të jemi të përgatitur për të marrë të gjitha masat e duhura. Së pari për të zhvendosur dhe për të siguruar jetën e banorëve dhe së dyti për pronën, bagëtitë dhe të gjithë problematikën që kanë kryesisht zonat rurale. "

Zoti Kote dua t'ju pyes në lidhje me situatën në lagjen "Punëtori." Aty ka pasur vazhdimisht shqetësime me rrëshqitjen e dheut. Si ndodhet tani gjendja? A ka, a është e nevojshme që banorët e banesave aty, të një pallati në mënyrë të veçantë të evakuohen apo situata paraqitet e qëndrueshme?

"Ky është një problem i mbartur në fakt, ka pasur një rrëshqitje që në vitin 2018 . Specialistë dhe ekspertë të fushës kanë vlerësuar që pallati ka risk për shkak se në kodrën ku është vendosur ai pallat ka një rrëshqitje.
Sot që flasim, prej disa ditësh ne po e monitorojmë çdo 2-3 orë situatën në këtë pallat , grupi i inxhinierëve ka vlerësuar që ende nuk ka një rrezik të rrëzimit të këtij pallati, pra nuk jemi në fazën kur do të evakuonim banorët e pallatit.

Bashkia e Gjirokastrës ka përgatitur një raport inxhiniero-teknik dhe një projekt i cili i është dorëzuar prefekturës dhe prefektura ka bërë kërkesë në Kryeministri, në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme. Kemi marrë përgjigje pozitive për këtë projekt dhe për zgjidhjen e këtij problemi.

Pritet buxheti i vitit 2021 për të kryer investimin. Sigurisht që ky është një problem që mbetet. Duhet mobiluar dhe mbathur e gjithë zona, pra e gjithë kodra ku është vendosur ky pallat.

Jemi në ndjekje hap pas hapi të problematikës që ka ky pallat për të eleminuar ato dëme anësore që vijnë nga rrjedhja e ujërave dhe monitorimi e menaxhimi i situatës aty. Shpresojmë që shumë shpejt qeveria shqiptare të kryeje investimin e duhur për të zgjidhur përfundimisht problematikën e këtij pallati."

Çfarë masash keni marrë në mënyrë që mund të jeni të përgatitur për situatën që mund të vijë në Gjirokastër?

Pikërisht ky ishte dhe fokusi i shtabit shtabit të emergjencave. Ne u përqendruam në rivlerësimin në mundësinë e të gjithë kapaciteteve por e vumë theksin edhe në kordinimin e të gjithë aktivitetit. Kemi hartimin e planit A dhe B, siç thashë në rast fatkeqësie natyrore përmbytje, dhe do duhet që të evakuohen një pjesë e popullatës. Njëkohësisht vëmendja jonë është drejtuar edhe ndaj qytetarëve të pa mbrojtur ndaj shtresave në nevoje ndaj banorëve që jetojnë në asistencë dhe këta kanë ë që të mbështeten dhe të ndihmohen në këtë situatë për ta përballuar sa më mirë dhe me sa më pak dëme situatën e reshjeve të dendura që pritet të vijnë në ditët e ardhshme

Vendi Lajme gjirokaster Aktualitet Intervista në Ora News

EMISIONET