Reshjet e bores kanë krijuar trashësi deri në 5 metra në disa pjesë të rrugëve rurale në provincën lindore turke Mus, ndërsa ekipet kompetente po punojnë pandërprerë për pastrimin e tyre për të siguruar qarkullim të lirë për banorët.

Trashësia kishte arritur deri në 3 metra, kishte vende edhe ku trashësia ka arritur edhe në 5 metra.

Şeyhmus Yentür, zyrtar lokal, u tha gazetarëve se bora tashmë 4 ditë ka shkaktuar mbyllje të rrugëve në lartësi të mëdha, duke shtuar se rrugët janë bllokuar sërish pas pastrimit për shkak të stuhisë.

Ekipet e pastrimit të borës po përjetojnë vështirësi për shkak të stuhisë, tha ai duke shtuar se punët janë përshpejtuar me uljen e intensitetit të furtunës.

“Për shkak të furtunës, në disa zona ka borë deri në 5 metra“-tha Yentür.

Ndërkaq, Nazım Diner, shefi i ekipet të intervenimit, tha se rrugët mbyllen sërish përkundër pastrimit për shkak të kushteve atmosferike.

Vende-vende ka borë në trashësi prej 5 metrash. Së shpejti do t’i pastrojmë rrugët e fshatrave”– theksoi ai.