Një person ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit mbrëmjen e sotme pasi u kap në flagrancë duke transportuar disa sirianë.

Sipas informacioneve të para, shoferi pasi ka pikasur postobllokun e policisë në hyrje të qytetit të Pogradecit, është përpjekur për t’ju shmangur në një rrugë kundravajtje.

Policia ka arritur të kapë shoferin e makinës, brenda së cilës mendohet se ishin 4 ose 5 sirianë.

Sakaq efektivët blu i janë vënë në ndjekje një mjeti tjetër tip “Benz”, i cili mendohet se hapte rrugën për makinën tip “ML” ku ndodheshin shtetasit e jashtëligjshëm.