Transportonte pesë klandestinë, arrestohet 20 vjeçari në Elbasan

Transportonte pesë klandestinë, arrestohet 20 vjeçari në

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap në flagrancë duke transportuar pesë emigrantë të jashtëligjshëm.

Policia informon se R. H., 20 vjeç, banues në Durrës është arrestuar në fshatin Bradashesh të Elbasanit, pasi në furgonin e tij tip “Fiat” u gjendën 5 shtetasit e huaj.

"Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoni se drejtonte mjetin pa leje drejtimi", informon Policia e Elbasanit.

20 vjeçari po i trasportonte klandestinët nga Korça, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik ".

Vendi Lajme elbasan policia Aktualitet kladestine

EMISIONET