Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Është në pranga  nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan 25-vjeçari me inicialet R. Sh banues në Libofshë Fier, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas të huaj nga vendet e treta kundrejt fitimit 120€ për person.

Në njoftimin e policisë thuhet se  në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.