Transportonte dru të prera me makinë pa leje, arrestohet 24 vjeçari në Përmet

Transportonte dru të prera me makinë pa leje, arrestohet 24

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Përmet, pasi drejtonte një makinë pa leje dhe me të transportonte dru të prera në mënyrë të jashtëligjshme.

Mësohet se " në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ballabanit”, Këlcyrë, kanë ndaluar shtetasin H. Sh., i cili po transportonte me një mjet tip furgon, dru të prera në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.  Gjatë kontrollit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi H. Sh. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi."

24 vjeçari ishte banues në Gjirokastër dhe do të procedohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme arrestim permet Aktualitet dru te prera ne menyre te jashteligjshme makine pa leje

EMISIONET