Transportonin klandestinë, arrestohet organizatori i trafikut

Transportonin klandestinë, arrestohet organizatori i trafikut

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një të ri nga Durrësit për veprën penale "ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit".

 I arrestuari është F. K., 25 vjeç.

"Pas një pune hetimore 6-mujore, në kuadër të operacionit "Muzgu" të finalizuar në tetor, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ka rezultuar se shtetasi F. K. kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së" njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme arrestim Kronike gjirokaster trafik klandestinesh

EMISIONET