Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Pogradecit, pasi janë kapur në flagrancë duke trasportuar 7 emigrantë të jashtëligjshëm.

Ata u arrestuar në afërsi të fshatit Beragozhd të Pogradecit, pasi u konstatua se në mjetet e tyre tip “Benz” dhe “Ford” ndodheshin disa shtetas të huaj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. S., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe R. K., 25 vjeç, banues në Durrës”, njofton Policia.

Bëhet me dije se të rinjtë u kishin premtuar transportin drejt vendeve të BE-së emigrantëve në këmbim të një shume prej 1400 eurosh në total.

Sipas policisë, “shtetasi M. S. ishte shpallur në kërkim policor më datë 11.10.2020, në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.