Braktis mjetin me 12 emigrantë dhe bën kallëzim të rremë, arrestohet 37-vjeçari nga Tirana

Braktis mjetin me 12 emigrantë dhe bën kallëzim të

Një 37-vjeçar nga Tirana u arrestua në kuadër të operacionit policore të koduar ‘’Perimetri’’.

Më datë 23.08.2020, forcat e policisë e kanë lokalizuar shtetasin V.SH në fshatin Cangonj, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Ford” dhe janë vënë në ndjekje të tij ku i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi.

‘’Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve V. Sh., kundrejt fitimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Më pas shtetasi i mësipërm, është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë pranë organeve të rendit, se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që ky shtetas kishte marrë me qira’’, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, Komisariatin e Policisë Devoll dhe Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kallëzimi i rremë”.

(Foto ilustruese)

Vendi Lajme arrestim Kronike emigrante

EMISIONET