Diplomati Agim Nesho ka folur edhe për situatën e krijuar nga shoqërimet për në Hagë të ish-derjtuesve të UÇK.

Nesho fajësoi politikanët kosovarë, pasi sipas tij ata kanë rënë pre e presioneve të politikave të jashtme, situatë që u shfrytëzua prej tyre.

Nesho: Biden theksoi në Twitter “Trajtojeni Kosovën si një shtet Sovran”. Nga rreziku i propagandës, shërbimit të politikave dhe të vetëofrimit të liderave ballkanik për sukses në  politika të jashtme.

Politika e Bidenit që është një nga personalitetet kryesore të politikës së jashtme amerikane, një njeri që ka marrë pjesë direkt në konsesusin të Washingtonit për një politikë konsensuale për zgjidhjen e çështjes shqiptare kombëtare në Kosovë, një përkrahës i vazhdueshëm i çështjes shqiptare.

Gjatë këtyre viteve që kanë ndodhur ndryshimet, Kosova në pamundësi për të bërë një politikë aktive, u fut në disa skena të ofruar nga Vuçiç dhe ata që e përkrahin rritjen e influencës serbe në Ballkan, siç është Rusia, për t’i ofruar Wshingtonit një zgjidhje të re. Washingtoni, në ndryshim nga administrata Biden që është marrë dhe më parë, ishte një vëmendje e momentit.

Një vëmendje e krijuar nga liderat ballkanik që kërkonin të kishte një zgjedhje të përkrahur nga Washington. Ky është një nga gabimet kryesore të liderave kosovarë që ranë pre e presioneve të diplomatëve të caktuar si Grener, që bënë presion për të hequr forcat ushtarake, pranimin pa kushte të hiqet reciprociteti me Serbinë, që e ulte nivelin e sovranitetit të një vendi. Këto u shfrytëzuan dhe krijuan një situatë të tillë që u reflektua në rënien e një qeverie, siç ishte ajo e Kurtit, një qeveri me legjitimitet të plotë dhe me një votë masive nga elektorati kosovar.

Patëm një politikë gjatë këtyre viteve të kontesionit që i bëri politika kosovare, së bashku në Shqipëri dhe Serbi në insititimin e zgjidhjeve të këtyre origjinale, për një ndryshim të ri gjeopolitik të Ballkanit.

Ishte teza Vuçiç-Thaçi-Rama që acaroi edhe më shumë Europën, që në Samitin e Berlinit e quajti një aventurë që mund të çonte në hapjen e Kutisë së Pandorës dhe ndryshimin e kufinjve duke rrezikuar dhe sjellë një luftë të mundshme në Ballkan, në një rajon që gjithmonë ka krijuar luftra dhe krijon kriza të tilla nëse provokohen. Kosova në këtë periudhë nuk ishte vetvetja, edhe refleksioni i kësaj krize të re që ndodhi në Gjykatën e Hagës, përveç pranimit të klasës kosovare për të shikuar se nuk kishte asgjë të panjohur në këtë gjë dhe se vetë UÇK kishte duruar genocidin e regjimit të Millosheviçit, por nuk kishte vepruar njëjtë si ai.

Të gjitha këto krijuan një percerptim në Europë që këta njerëz që gjithmonë kontestojnë atë që Europa po mbron principet dhe vlerat e tyre, këta kërkojnë të bëjnë zgjidhjet e tyre. Pra zgjidhje jashtë institucionale, sikur janë një bandë. Në këtë kuptim këto janë presione të jashtme, si në Washington ashtu edhe në Europë, që kanë shtyrë në një zgjedhje ekstreme të veprimtarisë së kësaj gjykate.