Rasti i Tije Alldervishit nuk është i vetmi në spitalet tona. Këtë e dëshmojnë edhe qytetarë të tjerë në spitalin Shefqet Ndroqi.

Ata denoncojnë para kamerës se u kanë dhënë lekë mjekëve dhe infermierëve për të marrë një shërbim më të mirë, por pa dhënë emra konkretë.

Luhen miliona këtu. Nuk i kërkon njeri, sepse jemi të detyruar ne se nuk bëhet puna. 10 milionë lekë deri tani. Kam një njeriun tim që ka 3 ditë.

Në ambientet e jashtme të spitaleve covid, familjarët e pacientëve sjellin çdo ditë ushqime e veshje.

Sipas tyre, ushqimi në spital nuk mungon, por janë kërkesat e pacientëve qe i sjellin çdo ditë aty

Ka tre ditë sot, por është shumë mirë, e kanë shërbimin. Ushqimet nuk janë siç i bën dora jote në shtëpi. Ne i kemi dëgjuar, por mua për vete s’më ka kërkuar njeri lekë. Vetëm shpenzimet që kam bërë në Laç për ilaçet.

Pas rastit korruptiv të bërë publik në emisionin investigativ “Stop” ku sanitarja merrte lekë nga vajza e një pacienteje, ka reaguar drejtoria e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Duke e konsideruar si një veprim ç’njerëzor, atë të sanitares, spitali “Shefqet Ndroqi” ka dënuar veprimin korruptiv, ndërsa sqaron se një rast i vetëm nuk mund të njollosë punën vetëmohuese të mjekëve dhe infermierëve.

Prej autoriteteve kompetente kërkojnë hetimin e çështjes së Tije Alldervishit dhe zbardhjen e plotë të të gjithë rastit.