Trajtim i ri për Covid-19: Proteina stimulon tek pacientët imunitet

Trajtim i ri për Covid-19:  Proteina stimulon tek pacientët imunitet

Një kompani britanike ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm përpara sa i takon trajtimit të koronavirusit. Firma në fjalë ka testuar një mjekim të ri me një lloj proteine të quajtur interferon beta që krijon imunitet tek te prekurit me covid 19 në terapi intensive.

Një mjekim i ri kundër covid 19 që përdoret tek pacientët në terapi intensive ka sjellë rezultate befasuese, duke ulur në mënyrë drastike numrin e të shtruarëve në gjende të rëndë. Medikamenti është prodhuar nga kompania britanike me bazë në Sothhampton, Synairgen.

Studiuesit kanë përdorur një proteine të quajtur interferon beta, të cilën trupi i njeriut e prodhon kur preket nga një infeksion viral. Proteina thithet direkt në mushkëri nga pacientët me koronavirus përmes aerosolit dhe duket se stimulon tek ata një reagim imunitar.

Sipas rezultatev paraprake, trajtimi ka reduktuar me 79% gjasat që të prekurit nga Covid, të sëmuren rëndë. Pacientët, të cilëve iu administrua mjekimi i ri kishin tre herë më shumë mundësi ta merrnin veten deri në pikën që sëmundja të mos i cënonte aktivitetet e tyre të përditshme. Mjekimi i ri po ashtu reduktonte në mënyrë të ndjeshme vështirësinë në frymëmarrje që përjetojnë një pjesë e pacientëve të prekur me koronavirus.

Mbi 101 vullnetarë të shtruar me Covid në nëntë spitale britanike u bënë pjesë e testimit të këtij ilaçi. Interferon beta është pjesë e linjës së parë mbrojtëse të trupit kundër virusit dhe e paralajmëron organizmin për sulmin viral, duke nxitur reagimin e tij. Koronavirusi duket se e suprimon prodhimin e kësaj proteine si pjesë e strategjisë së tij për të bllokuar sistemin imunitar.

Shendetësi Lajme koronavirusi Studime proteina

EMISIONET