Një nënë dhe djemtë e saj binjakë 10 muajsh janë gjetur të vdekur brenda makinës së tyre, të cilët ishin rrëzuar në një pellg të madh në Gjeorgji.

Një peshkatar pasi gjeti makinën, ka thirrur policinë. Autoritetet  tërhoqën makinë ku ndodheshin dhe kufomat e ShaQuia Philpot, 25 vjeç, dhe fëmijët e saj të mitur Caysen dhe Cassius Williams.

Familja jetonte në Hefzibah, rreth 10 milje larg vendit. Zyrtarët nuk kanë lëshuar ende detaje rreth kësaj ngjarje dhe se si përfunduan në pellg.

Çështja mbetet nën hetim.

Gjyshja e fëmijëve, Myrtis Wright Bennett, konfirmoi vdekjen e tyre në Facebook, duke thënë se ShaQuia, Caysen dhe Cassius kanë ‘fituar krahët’.

Bennett është shprehur se ajo është e shkatërruar për të humbjen e vajzës së saj dhe binjakët.

“Gëzimi im më i madh ishte kur kthehesha nga puna në shtëpi për t’i parë ata me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Të gjithë ne i donim shumë, por Zoti i deshi edhe më shumë, është e veshtirë për ta besuar, por nuk mund të vë në dyshim dëshirën e “Perëndisë”, është shprehur gjyshja e binjakëve.