Tragjike/ Gjendet e vdekur aktorja e njohur, dyshohet për vetëvrasje

Aktorja e njohur japoneze fituese e disa çmimeve, Yuko Takeuchi, 40-vjeç, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Tokio.

Policia ka nisur një hetim dhe dyshohet se ajo është vetëvrarë.

40-vjeçarja e cila ishte nënë e dy fëmijëve është gjetur e pa jetë në banesë nga bashkëshorti i saj.

Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni, pasi ishte shfaqur në shumë filma dhe seriale televizive gjatë karrierës së saj.

Ajo luajti versionin femër të Sherlock Holmes në serialin Miss Sherlock të HBO 2018, i cili u transmetua në disa vende përfshirë SHBA-të.

Edhe pse vetëvrasja nuk është konfirmuar në rastin e saj, shumë aktorë në Japoni i kanë dhënë fund jetës së tyre kohët e fundit duke përfshirë aktoren Sei Ashina në fillim të këtij muaji apo aktorin Haruma Miura në korrik.

Japonia ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botë megjithëse shifrat kanë rënë që kur u prezantuan masat parandaluese në 2015, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Bota Lajme vetevrasje Yuko Takeuchi

EMISIONET