Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një baba i shtatë fëmijëve është mbytur pasi ka shkuar me familjen e tij në një plazh të Barmouth. Tre prej fëmijëve të tij, ishin në ujë dhe po kërkonin ndihmë. Ai ka arritur t’i shpëtojë fëmijët, por nuk arriti të shpëtojë veten.

Trupi i pajetë i Jonathan Stevens është nxjerrë nga uji me ndihmën e autriteteve të cilët angazhuan varka dhe helikopterë.

“Ai për mua është një hero, sepse shpëtoi fëmijët tanë. Të shtatë fëmijët e tij duhet të ndihen krenarë me të, sepse ai vdiq për të shpëtuar tre prej tyre. Ndihem e shkatërruar sepse kam humbur dashurinë e jetës sime. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen, do ta ruaj gjithmonë në zemër kujtimin e tij. Do ta dua deri në përjetësi”, është shprehur bashkëshortja e Jonathan, Laura Burford.