Tragjedia në kanalin e La Manche, identifikohet familja që u mbyt

Tragjedia në kanalin e La Manche, identifikohet familja që u mbyt

Katër anëtarët e një familje humbën jetën ditën e djeshme në kanalin e La Manche mes Francës dhe Anglisë.

Sakaq BBC bën me dije se prindërit së bashku me dy fëmijët e tyre që nuk arritën të mbijetojnë, ishin nga Irani.

Rasoul Iran-Nejad, 35 vjeç, Shiva Mohammad Panahi, 35 vjeç, Anita 9 vjeçe dhe Armin 6 vjeç, po përpiqeshin të shkonin drejt Anglisë ditën e martë, por fatkeqësisht nuk arritën dot pasi anija e tyre u fundos.

Njëkohësisht fëmija i tretë i kësaj familje, Artin nuk është gjendur ende.

Familja ishte shpërngulur nga qyteti i Sardasht në lindje të Iranit, shumë pranë kufirit me Irakun.

Sakaq 15 emigrantët e tjerë që arritën të shpëtoheshin janë dërguar në spital për shërbime mjekësore të nevojshme.

Bota Lajme Angli France tragjedi detare la manche

EMISIONET