Dy adoleshentë britanikë humbën jetën në një aksident me parashutë ishullin grek të Rodosit.

Faqja greke e lajmeve Etaktanea.org raporton se të rinjtë, vëlla e motër janë shtetas britanikë.

Ndërkohë një i tretë, vëlla ose motër e viktimave i moshës 15 ose 17 vjeç, ishte plagosur rëndë dhe po lufton për jetën e tij në spital.

Dy adoleshentët u gjetën “të vdekur në shkëmbinj” pasi u morën nga erërat e forta ndërsa adoleshenti i tretë thuhet se u gjet në një zonë shkëmbore afër.

Raportohet se treshja kishte dalë me parashutë në një zonë bregdetare që besohet të jetë jashtë fshatit të peshkimit të Lindos, në jug-lindje të Rodosit.

Rojet bregdetare greke thanë: “Një vajzë 13-vjeçare dhe një i ri 15 vjeç u gjetën të vdekur në shkëmbinjtë pranë qytetit Lindos në Rodos.”

“Ishte një aksident i tmerrshëm. Tre prej të rinjtë ishin në një lartësi të madhe me parashutë kur litari i bashkangjitur me skafin u këput. 

“Padyshim që nuk ishte aq i fortë sa t’i mbante të tre në të njëjtën kohë.

“Erërat e forta i çuan ata nëpër qiell dhe momente më vonë ata u përplasën në një faqe shkëmbi në plazh. 

“Të tre u hodhën njëherë me parashutë, çka është e paligjshme.”