Tragjedi në familje/ Babai vret veten gjatë video-thirrjes me të bijën 6-vjeçare

Tragjedi në familje/ Babai vret veten gjatë video-thirrjes me të

Ngjarje e rëndë në Ivrea, pjesë e rajonit të Piemontes në Itali.

Një 53-vjeçar vret veten gjatë një video-thirrje me vajzën e tij 6-vjeçare si “ndëshkim” për ish gruan e tij, raportojnë mediat përtej Adriatikut.

Burri, që ishte denoncuar për dhunë më parë nga ish-bashkëshortja, kishte lënë edhe një shënim për familjen ku fajësonte gruan për situatën. Më pas ka thirrur të bijën ku edhe ka qëlluar veten në kokë.

Gjatë verës gruaja dhe tre fëmijët, të gjithë minorenë, u vendosën nën masën e mbrojtjes pas dhunës së ushtruar nga 53-vjeçari.

Bota Lajme itali Europa vetevrasje ivrea

EMISIONET