Tragjedi/ Bien në liqen, humbin jetën katër persona

Tragjedi/ Bien në liqen, humbin jetën katër persona

Katër persona kanë humbur jetën në liqenin e ngrirë Vallsjön në afërsi të qytetit Jönköping në jug të Suedisë.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Jönköping, Björn Öberg, për agjencinë e lajmeve TT bëri të ditur se trupat e katër meshkujve të moshës 65 dhe 75 vjeç, janë nxjerrë.

Ata kanë rënë në ujë dhe janë mbytur prej thyerjes së akullit.

Öberg tha se përpjekjet e shpëtimit filluan si rezultat i denoncimit nga ana e të afërmve të viktimave, duke shtuar se aktualisht nuk kanë informacion se pse personat në fjalë shkuan mbi liqenin e ngrirë.

Bota Lajme humbin jeten liqen mbyten

EMISIONET