Të futesh në Tiranë, mbetet një stres i madh për drejtuesit e automjeteve. Në autostradën Tiranë- Durrës çdo ditë është e njëjta situatë, drejtuesit përballen me trafik të rënduar dhe sipas tyre shkak bëhet ndërhyrja e pa studiuar mirë në infrastrukturën e rrugore nga Bashkia e Tiranës. 

E njëjta situatë  paraqitet edhe në zona të tjera të Tiranës. Në Astir për të përshkruar vetëm pak metra rrugë, drejtuesve të automjeteve ju duhet të qëndrojnë në trafik për minuta të tëra. Kjo situatë pritet të vazhdojë edhe për disa kohë  pasi projektet e nisura, nuk kanë një afat të qartë përfundimi.

Ka nga ata qytetarë që ankohen se pritja në kohë të gjatë në trafik u rrezikon edhe vendin e punës.

Me këtë trafik stresues banorët e Tiranës duhet të përballen nga mëngjesi deri në mbrëmje ndërkohë situata pritet të përkeqësohet me fillimin e vitit shkollor që sjell shtim të lëvizjes.