Trafiku mbytës në Tiranë, Malltezi: Ngushtimi i rrugëve dhe mungesa e transportit publik shkaktojnë kaos

Trafiku mbytës në Tiranë, Malltezi: Ngushtimi i rrugëve dhe

Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit për Mjedisin në PD, gjatë një interviste për Ora News foli mbi problematikat me të cilat përballen çdo ditë qytetarët e Tiranës.

Anëtari i Kryesisë së PD u ndal te trafiku i rënduar në Tiranë, duke fajësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për vendime të padrejta.

Lexo edhe: Trafik në Tiranë, shkak punimet, infrastruktura e dobët dhe betonieret

Jamarbër Malltezi: Ky është një problem që ka të bëjë me cilësinë e ajrit të Tiranës, ka të bëjë me cilësinë e jetës të qytetarëve, të cilët nuk shkojnë dot në punë në orarin e kërkuar, stresin që krijohet e të gjitha me rradhë.

Ndër problemet kryesore kanë të bëjnë me ngushtimin e rrugëve që ka bërë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, kanë të bëjnë me mungesën abosulute të transportit publik të pranueshëm për qytetarët. Tirana është i vetmi kryeqytet i Europës që nuk ka as metro, as tram, as linja autobusësh me orare të caktuara. Duke mos pasur zgjidhjen e transportit publik Tirana bëhet një kaos se kushdo hyn me makinat e tyre private.

Plani rregullues i Tiranës, që kishte bërë zoti Basha, me stacionin multimodal që do bëhej te Kthesa e Kamzës, do të zgjidhte goxha këtë punë sepse të gjitha autobusët ndalonin aty, treni ndalonte aty, fillonin linjat e tramit. Kjo çlironte mbi 260 autobusë, të cilët nuk do hynin në Tiranë.

Tjetra është problemi që ka krijuar kryetari i bashkisë me ngushtimin e rrugëve të Tiranës. Gjoja ka krijuar korsi biçikletash mirëpo korsitë e biçikletave duke ngushtuar rrugët për makinat bëjnë që makinat të rrinë më gjatë në trafik, për pasojë çlirim më të madh gazrash, për pasojë tymra dhe efekte negative e gazra kancerogjenë për shëndetin e qytetarëve.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për web Aurel Rakipllari

Vendi Lajme Ora News intervista tirana Politikë Lajmi i fundit ndertimet Aktualitet jamarber malltezi matilda mcini Intervista në Ora News ndranghetta

EMISIONET