Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk ndalet me lajmet e tij të gatshme, punimet e pjesshme në rrugë dhe korsitë e biçikletave, trafiku në Tiranë është kthyer në kaos.

Të futësh në kryeqytet nga dogana deri në Zog të Zi është pothuajse një mision i pamundur.

Sikur mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Ora News, makinat janë të bllokuara në trafik.

Edhe pse një distancë shumë e shkurtër, kalimi në këtë nyje të rëndësishme të qytetit mund të shkojë nga 20 minuta deri në një orë.

Ndërkohë, fotot me makinat në radhë të gjata trafiku në hyrje të Tiranës kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale këto ditët e fundit.