Trafikonin lëndë narkotike, shkatërrohet grupi italo-shqiptar, në pranga 10 persona

Autoritetet policore italiane të Guardia di Finanza kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh italo-shqiptarë me veprim në territorin e provincave Leçe, Monza, Brianza, Milano, Sondrio.

Operacioni i koduar "Tullac" ka nisur hetimet në vitin 2020 e ka çuar në ekzekutimin e 10 urdhër arrestimeve të shtetasve shqiptarë e italianë, anëtarë të një grupi kriminal që menaxhonin një trafik mjaft fitim prurës lëndësh narkotike.

Droga e tipit kokainë e hashash, trafikohej kryesisht nga Hollanda e shpërndahej në tregjet e shitjes ilegale në rajonin e Lobmardisë.

Hetimet e operacionit nisën pas verifikimeve të pasurisë bankare e materiale të shqiptarit me inciale M.J datëlindja 1984 e bashkëshortes së tij e cila ishte pronare e një lokali.

37 vjeçari shqiptar me precedent penal për trafik armësh e droge e kishte kthyer lokalin e tij në një bazë magazinimi droge. Lokali ishte i pozicionuar pranë një shkolle e një kampi sportiv e mjaft i frekuentuar nga të rinjtë.

Me gjithë pandeminë që kishte goditur Italinë, ky grup nuk e ndali aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe gjatë fazës së emergjencës akute shëndetësore e lockdown total të vendit.

Në periudhën kohore shkurt-maj 2020, të izolimit total të Italisë për shkak të pandemisë global, këtij grupi iu sekuestruan 3 kg kokainë e 1 kg hashash.

Në ekzekutimin e  operacionit morën pjesë rreth 100 forca policore të Guardia di Financës të ndihmuar nga një repart ajror e skuadra e qenve antidrogë.

Aktiviteti investigativ mundi të zbardh rrjetin e klientëve e të konsumatorëve që furnizoheshin nga këta trafikantë.

EMISIONET