Policia ka goditur një linjë të trafikut të paligjshëm të klandestinëve që paguanin 1600 deri në 1800 euro për të hyrë në mënyrë klandestine në Itali përmes kufirit tokësor nga Sllovenia.

Një kosovar e dy maqedonas janë identifikuar si përgjegjësit e këtij krimi me rëndesën se emigrantët klandestinë janë të gjithë minorenë.

Autoritetet policore italiane të Triestes kanë vënë nën arrest një shtetas maqedonas e kanë vënë hetim një kosovar e një tjetër shtetas maqedonas, me akuzën se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e favorizimit të emigracionit kalndestinë ndaj 8 minorenëve nga Bangladeshi.

Tre personat janë kapur pas një operacioni investigativ i cili kishte monitoruar lëvizjen e çuditshme të automjeteve të tyre që hynin e dilnin nga kufiri slloven përmes  një lëvizje “stafetë.

Autoritetet policore italiane identifikuan një furgon i cili në shoqërimin e automjeteve të tre persoanve të ndaluar(dy maqedonasve e të shtetasit kosovar) u futen në Tireste përme kufirit Monrupino me Slloveninë.

Pas një ndjekje prej disa minutash forcat italiane të policisë mundën të ndalojnë furgonin i cili u përpoq të largohet përmes një zone pyjore duke u përplasur më pas me një pemë.

Brenda tij u gjetën 8 minorenë nga Bangaldeshi të cilët deklaruan se kishin paguar secili 1600-1800 euro për hyrë ilegalisht në Itali.

Akisdenti i përplasjes i shkaktoi disa prej tyre plagë të lehta e u kuruan në spitalin e zonës.

Forcat policore të Triestes, me akzuën e emigracionit klandestinë vunë në pranga shteasin maqedonas që kreu transportin e minorenëve nga Sllovenia në Itali, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë vënë  shtetasi kosovar dhe një tjetër maqedonas si bashkëpunëtorë në favorizim të krimit të emigracionit klandestinë. Një prej tyre ishte i pajisura me kartë identiteti kroate e falsifikuar.

Tetë emigrantët minorenët janë shpërndarë në qëndrat për strehimin e minorenëve të pashoqëruar në Itali e në kujdesjen e shërbimit social italian.