Karabinierët e Njësisë Hetuese të Livorno dhe Pisa, e në kryeqytet kanë ekzekutuar një urdhër arresti ndaj 23 të dyshuarve për trafik të paligjshëm të drogës. 

Urdhri u lëshua në fund të një hetimi të hollësishëm të nisur në Janar 2019 pas kapjes së një sasie marijuanë hibride të quajtur ‘Nicole Kush’.

Hetimet zbuluan se grupi kriminal trafikonte drogë nga Roma drejt Livornos, Pizës e territorit të rajonit të Toskanës. Furnizuesit e drogës ishin një grup shqiptarë me bazë ne lagjet periferike romane Tor Bella Monaca e San Basilio. Shqiptarët i furnizonin me drogë te tipit kokainë, hashash e marijuanë.

Gjatë hetimeve, gjashtë persona plus një shqiptar i kërkuar nga DEA në Romë ishin arrestuar tashmë në veprën e krimit.