Arrestohet një sirian i dyshuar për trafikim të emigrantëve të paligjshëm në Pogradec.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij por burime pranë policisë thonë se ai është arrestuar rastësisht në mjetin e nje shtetasi tjetër.

Nga sekuestrimi i telefonit janë zbuluar të gjithë personat e kontaktit dhe bisedat që kishte zhvilluar gjatë këtyre muajve.

Personi në fjalë ka qënë për rreth 4 muaj në lëvizje në qytete të ndryshme të qarkut dhe jashtë tij, duke organizuar trafikun e emigrantëve që nga vendet e origjinës e deri në Tiranë apo nëpër shtetet e tjera të BE.

(Foto ilustruese)