Policia italiane ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar droge që kryente trafik kokainë dhe marijuane nga Shqipëria drejt Parmës.

Mediat italiane flasin për katër grupe kriminale shqiptare që sillnin sasi të mëdha droge në Itali dhe Parma. 

Substancat narkotike përveç Parmës  mbërritën gjithashtu në sheshet e tregut të Arezzos. Karabinierët po ekzekutojnë prej orëve të para të kësaj të premteje 13 urdhër-arreste.

Gjatë hetimeve, disa dhjetëra përdorues të drogës u identifikuan, në shumicën dërrmuese të rasteve të kokainës, dhe u bllokua shitja e një sasie droge me vlerë  200,000 euro në treg.