Trafik kanabisi nga Spanja në Greqi, shkatërrohet rrjeti, në pranga shqiptari dhe një grek

Trafik kanabisi nga Spanja në Greqi, shkatërrohet rrjeti, në

Policia greke ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Spanja në Greqi.

Një 63-vjeçar grek dhe një 29-vjeçar shqiptar u arrestuan mesditën e 20 shtatorit në Atika si pjesë e këtij trafiku, ndërsa tre anëtarë të  tjerë të organizatës janë në kërkim.

Siç bëhet me dije nga hetimet e prokurorisë, 63-vjeçari, kishte importuar përmes portit të Igumenicës me kamion, një sasi kanabisi (skunk) hidroponik me peshë 122 kg dhe 590 gram.

Ngarkesa e drogës ishte e kamufluar në maskëne  trasnportit legal të biskotave dhe patateve të skuqura.

Ngarkesa ishte nisur nga Madridi i Spanjës.

Në një operacion që u zhvillua në zonën e Maratonës,  u sekuestrua një sasi prej 68 kg kanabis në kamionin e grekut, ndërsa 54.5 kg brenda një furgoni të drejtuar nga 29 vjeçari shqiptar, të cilën sapo e kishte shkarkuar.

Përveç drogës, policia sekuestroi edhe dy makina, 970 euro, si dhe 3 telefona celularë. Policia greke bën me dije gjithashtu se përfitimet nga shitja e drogës kapin shifrën e 700 mijë eurove.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.

Vendi Lajme Greqi Kronike arrestohet shqiptari trafik kanabisi

EMISIONET