Tre të dënuar të tjerë pritet të vendosen në izolim me kërkesë të SPAK, pas 7 të burgosurve, të cilët ndodhen tashmë në sistemin 41 Bis, me dyshimet se vazhdonin aktivitetin criminal nga brenda qelive.

PAK pritet te kerkoje në ministrinë e Drejtësisë izolimin e tre personave të tjerë të cilët sipas hetimeve merren me veprimatari kriminale përmes kontakteve  edhe duke qënë brenda qelive.

Mesohet se SPAK, ka nisur verifikimet për 3 të dënuar për sjellet e tyre dhe kontaktet që mbajnë jashtë me anëtarë të grupeve kriminale.

Në këto informacione thuhet se ka dyshime të arsyeshme se të dënuarit janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast gjobvënie. Në përfundim të verifikimit, SPAK pritet ti propozojë ministrit të Drejtësisë futjen në regjim të posaçëm për 3 të dënuarit. Aktualisht në “bis 41” janë 7 të dënuar.

Ndërkohë vendimet e Ministres së Drejtësisë për futje në regjim të posaçëm janë kundërshtuar në gjykatë dhe pritet vendimi për të parë nëse janë të drejta apo të gabuara.

Por deri tani Gjykata e Posaçme nuk ka marrë asnjë vendim për të pranuar apo rrezuar pretendimet e të pandehueve dhe avokatëve te tyre mbrojtes megjithese po përfundon edhe afati 6 mujor i vendosjes së tyre në sistemin 41 Bis.

Në regjimin e posaçëm, të parët u izoluan janë Emiljano Shullazi, dhe 4 anëtarët e grupit të tij, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela; si dhe Arbjon Aliko e Genci Balla