"Tradhtoi" PS për PD, Kërtusha: PS e kapur nga një grup i vogël, në Durrës janë kthyer të fortët

"Tradhtoi" PS për PD, Kërtusha: PS e kapur nga një grup

Në një intervistë për ORA News, pedagogu Ardit Kërtusha u shpreh se i ka qenë aderuar në PD, por kaloi në PD, pasi sipas tij kjo parti tashmë është kapur.

Sipas tij, PS ka qenë përfaqësuar gjithmonë nga intelektualët, por sot nuk ka një lider ose një intelektual që tashmë të rinjtë ta kenë si një mit.

Kërtusha: E vërtata është se unë kam aderuar për një kohë të gjatë në PS-në Durrës. Ky kalim nuk ishte fare i kollajtë, por përtej vetes time si individ, unë ndodhem përballë faktit që aty nuk dëgjohej. Aty nuk të dëgjonte kush, edhe pse kjo parti është një aset kombëtar. Në çdo takim apo dalje timen, problemi që kam parashtruar ka qenë kapja e kësaj partie. Rama ka krijuar lidhjet e veta kapilare dhe vendi drejtohet nga një grup i vogël njerëzish. Ata janë kthyer në një sekt që kanë shkatërruar partinë socialiste. Është krijuar një frymë frikë. Ata që kanë qenë figura të vjetra janë kthyer në vegla të pushtetit të kryetarit të partisë.

PS ka qenë përfaqësuar gjithmonë nga intelektualët, por sot mund të themi se kemi një lider dhe një intelektual që tashmë të rinjtë ta kenë si një mit. Aty mungojnë etalonët dhe mungon shpresa për të rinjtë. Tashmë ka vetëm pazare politike dhe biznesmenë që e përdorin pushtetin politik për interesat e tyre private. Në Durrës është kthyer në grupe të fortësh që janë futur në zyrat elektorale. Sot ka persona që thonë se do të krijohen lidhje me grupet kriminale dhe do të merren vota. Sot vota merret me çfarëdolloj çmimi.

Kërtusha shtoi se ka 12 vite që atij qyteti i është zënë fyti dhe se Vangjush Dako e ka bërë drejtimin e saj bashkie nga jnë kafe dhe jo nga zyrat e bashkisë.

Kërtusha: Tashmë në PS figura kryesore kanë ardhur nga kulti i servilosjes dhe që nuk kanë integritet dhe shtrirje në bazë. PS ka anëtarësinë më të vogël, i mban shtabet elektorale me të punësuar. Ka persona që u kojnë që të heqin dorë nga puna e tyre dhe të evidentojnë elektoralin gri për zgjedhjet. Këto do të jenë arsyet që do të bëjnë që PS të ketë një humbje të thellë në Durrës. Në Durrës situata është shumë e zymtë sepse tërmeti dhe pandemia ishin goditje shumë të rënda. Ka 12 vite që atij qyteti i është zënë fyti. Vangjush Dako e ka bërë drejtimin e saj bashkie nga një kafe dhe jo nga zyrat e bashkisë.

EMISIONET