Topi: Topalli njeri me mëkate. Nuk besoj se formacionin e ri politik e bëri për moral e shtet

Topi: Topalli njeri me mëkate. Nuk besoj se formacionin e ri politik e

Përballë gazetares Beti Njuma në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi, foli edhe për partinë e re të sapokrijuar nga ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Një figurë e vjetër e Partisë Demokratike, por që Topi e konsideroi as më pak e as më shumë, se sa një njeri me mëkate. Ndërsa iu drejtua medias që të nxirrte nga arshivat e saj vendimin e përshëndetur nga vetë ajo më 21 prill 2008.

Topi: Është absolutisht në të drejtën e zonjës Topalli, nuk e komentoj. Nuk është e lehtë të bësh një formacion të ri politik. Por e veshur me elozhe, e v eshur me shumë epitete, nuk më rezulton kështu. Nëse do të ishte një njeri pa mëkate historike dhe institucionel, të jeni të sigurtë që do ta kisha inkurajuar si një gjest qytetar dhe politik.  Për zonjën Topalli mjafton t’i ktheheni 21 prillit të vitit 2008. Ky është një defekt i madh edhe i medias. E ka të gjithën në arshivë dhe i shpalos materialet e arshivës në interes të politikës dhe të disa individëve dhe jo në interes të Shqipërisë.

Ndryshimi Kushtetues në 2008-ën është një problem shumë i madh për Shqipërinë, në favor të politikës, të disave dhe në disfavor të Shqipërisë. Atëherë kthejini sekuencat, edhe nëse nuk jam unë në studio, gjejeni rastin, jepeni dhe do shikoni që zonja Topalli ka konfirmuar me një entuziazëm këto ndryshime kushtetuese. Eddhe unë krijova një formacion të ri politik, por e bëra për moralin dhe për shtetin, sepse politika po e sulmonte keqazi shtetin. Nga 2005-a e më tej, Basha dhe Topalli nuk kanë pasur asnjëherë asnjë komunikim normal. Dhe jo për faj të zotit Basha. E them me bindje këtë. Është në dorë të tij për ta marrë në konsideratë një përballje, ose për ta anashkaluar, por përsa unë i kam parë gjërat atje, i kam parë nga afër, zoti Basha ka qenë në të drejtën e tij.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma , përgatiti për online, E.T

Vendi Lajme Politikë jozefina topalli bamir topi

EMISIONET