Topalli: Nuk zgjidhet gjë te dera e kryeministrisë, protesta të ishte më e kontrolluar

Topalli: Nuk zgjidhet gjë te dera e kryeministrisë, protesta të

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se nuk zgjidhet gjë duke shkuar te dera e kryeministrisë.

Topalli: Do kishte një pjesëmarrje më të madhe nëse nuk do të goditej dera e kryeministrisë. Mendoj se gjëja më e afërt në këto kohë që po jetojmë nuk zgjidhet gjë te dera e kryeministrisë. Mendoj se protesta është një instrument dhe nëse arrin një pjesëmarrje të madhe, vite më para mund të kishte ndodhur ndryshimi.

Besoj se do të ishte më mirë që protesta të ishte më e kontrolluar. Nuk jam prej atyre që thonë pse u rrëzua pema. Kemi parë protesta më të dhunshme në Paris. Kur vritet një njeri zemërimi është tejet i lartë.

Vendi Lajme proteste Politikë jozefina topalli kryeministria

EMISIONET