Barcelona mpohti Juventusin 0-2 mbrëmjen e së mërkurës duke hedhur një hap të sigurtë drejt konsolidimit të vendit të parë në grupin e Champions League.
Fatin e ndeshjes e vulosi Lionel Messi me penalltinë e shndërruar në gol.
Kujtojmë se 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ishte në të njëjtën kuotë golash me legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller, por tashmë argjentinasi e ka kaluar me një gol më shumë.
Në Top 15 vetëm 3 futbollistë ende akitivë
Në listën e 15 golashënuesve më të mirë janë vetëm tre lojtarë që janë ende aktivë. Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, i cili renditet në vendin e 11 me 552 gola të shënuar në karrierën e tij. Në vendin e katërt gjejmë tashmë Lionel Messin, i cili ka shënuar 721 gola, ndërsa nuk mungon as Cristiano Ronaldo që renditet në vendin e dytë me 742 gola.
Lista e golashënuesve më të mirë në histori
13. Alfredo Di Stefano – 516 gola
12. Zico – 525 gola
11. Zlatan Ibrahimovic – 552 gola;
10. Artur Friedenreich – 554 gola;
9. Ferenc Deak – 558 gola;
8. Eusebio – 615 gola;
7. Josef Bican – 636 gola;
6. Ferenc Puskas – 706 gola;
5. Gerd Muller – 720 gola;
4. Lionel Messi – 721 gola;
3. Romario – 734 gola;
2. Cristiano Ronaldo – 742 gola;
1. Pele -767 gola