Instituti i Statistikave në Futboll, IFFHS, ka klasifikuar 20 “playmaker”-at më të mirë nga viti 2011-2020 dhe ai që kryeson është argjentinasi i Barcelonës Lionel Messi.

IFFHS ka analizuar ecurinë dhe trofetë e fituar vit pas viti të këtyre 20 lojtarëve, krijuar për përcaktimin e “playmakeri”-t më të mirë të botës në dekadën 2011-2020.

Lionel Messi, fitues i Çmimit të Vitit në 2015, 2017, 2018 dhe 2019, gjithashtu i dyti në 2011, 2014, 2018 dhe 2020, natyrisht fitoi “Çmimin e playmaker-it më të mirë të botës nga viti 2011-2020”.

Dominimi i tij gjatë gjithë këtyre 10 viteve të fundit ishte sovran, duke fituar 4 “Topa të Artë” midis 2011 dhe 2020, 6 tituj në La Liga, 5 Kupa të Mbretit, 4 Superkupa të Spanjës, 2 Champions, 2 Superkupa të Europës, dhe 2 Botërore për Klube me Barcelonën.

Pas argjentinasit, në vend të dytë rënditet ish-shoku i tij te Barcelona, Andres Iniesta, fitues i dy Çmimeve Vjetore 2012 dhe 2013, ndërsa pas tij vijnë Luka Modriç, Kevin De Bruyne dhe Toni Kross.

Vetëm vendi I 12-të për portugezin Cristiano Ronaldo.