Tomorri: Rafineria e Ballshit të mbyllet, sa herë që hapet shqiptarët vidhen

Tomorri: Rafineria e Ballshit të mbyllet, sa herë që hapet

Naftëtarët ndodhen në grevë urie prej 3 ditësh, e teksa gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohet, ende nuk ka një reagim nga qeveria.

Eksperti i ekonomisë, Klodian Tomorri thotë se zgjidhja do ishte mbyllja e rafinerisë, pasi punëtorët keqpërdoren, dhe sa herë që ajo hapet, shqiptarët vidhen.

Klodian Tomorri: ''Në këtë situatë, ku një kompani vjen dhe krijon borxhe, zgjidhja do ishte mbyllja përfundimisht e rafinerisë, dhe trajtimi i punonjësve me një skemë sociale, si të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore që janë mbyllur pas komunizmit. Ne nuk mund të vazhdojmë ta mbajmë më Armo-n, sepse punëtorët keqpërdoren dhe skllavërohen nga kompanitë që i marrin në punë dhe i lenë pa paguar. Sa herë rafineria hapet, shqiptarët vidhen. Mjaftonte vetëm ajop vjedhje që ndodhi dy vjet më parë, këta punëtorë do paguheshin për 8 vjet.''

I ftuar në ''RTV Ora'', Tomorri u shpreh se kompania e fundit që mori në administrim Armo-n dy vitë më parë, la 60 milion euro borxhe.

Sipas tij, këto para do mjaftonin që naftëtarët të paguheshin me rrogë, pa punuar fare për 8 vitet e ardhshme.

Klodian Tomorri: ''Dy vjet më parë, kompania e rradhës që mori në adminsitrim Armo-n, la 60 milionë euro borxhe. Vetëm me këto para, do mjaftonin që të mbanin të gjithë punonjësit me rroga, për 8 vite pa punuar fare. Imagjinoni se çfarë ndodh në atë kompani.''

Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.

Ekonomi Lajme ekonomi rafineria e ballshit klodian tomorri Greva e naftetareve

EMISIONET